Kovaçevski: Kemi miratuar disa vendime për tu përballur me krizën energjetike

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se ekipi ekonomik ka mbajtur mbledhje ku janë miratuar disa vendime. Ai tha se janë siguruar mjete dhe kushte për ngrohje në Qytetin e Shkupit.

Sa i përket energjisë elektrike, kryeministri tha se do të ketë energji elektrike pa ndërprerje. Kovaçevski, tha se po subvencionohet 80% e faturës për  650 mijë amvisëri, ndërsa shtoi se mbi 70 mijë kompani, me fitim mbi dy milionë euro do të marrin energji elektrike të subvencionuar e cila është për tre herë më e ulët se ajo në bursë.

“Kemi sjellë vendim në tregun e rregulluar të jenë shkollat e mesme dhe fillore në të tërë shtetin pa dallim që obligimi për sigurimin e procesit arsimor është e komunave. Të gjitha objektet shëndetësore, kemi sjellë vendim, që të sigurohen nëpërmjet EMV-së me çmim më të volitshme nga ajo e bursës”, tha Kovaçevski, raporton SHENJA.

Kovaçevski tha se këtë krizë së bashku do ta tejkalojmë. /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *