Libra shkollorë të Kembrixhit: Si e filloi VMRO-DPMNE, ndërsa e vazhdoi LSDM gënjeshtrën e librave shkollorë me vlerë 30 milion euro

Fëmijët në Maqedoni të Veriut nuk kanë mësuar kurrë nga të njëjtat libra shkollorë si bashkëmoshatarët e tyre në Britani të Madhe. Një reformë e madhe arsimore e quajtur Programi Kembrixh është zbatuar më parë vetëm në Gana dhe disa fshatra në Indi. Qendra Ndërkombëtare e Provimeve të Kembrixhit konfirmoi për IRL se ajo kurrë nuk kishte marrë pjesë në zhvillimin e librave shkollorë në Maqedoni. Qeveria e VMRO DPMNE dha një status monopoli për shtypjen e librave shkollorë “sipas Kembrixhit” dhe qeveria e LSDM vazhdoi programin që ata tashmë e dinin se ishte problematik. Të dy qeveritë së bashku lejuan që 30 milion euro para të shtetit të shpenzoheshin për një eksperiment arsimor në vetëm dy kompani.

Advertisement

Në 2013, qeveria e atëhershme e udhëhequr nga Presidenti i VMRO-DPMNE Nikola Gruevski, do të shpallë reformën më radikale arsimore në historinë e arsimit në Maqedoni të Veriut. Do të premtohen programe moderne arsimore që do t’u mundësojnë fëmijëve të Maqedonisë së Veriut të mësojnë nga tekste cilësore dhe më shumë punë praktike, ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në Britani të Madhe.

Ministri i atëhershëm i arsimit Spiro Ristovski asëkohe potencoi se këto libra përdoren në 171 shkolla në Londër.

Në Maqedoninë e Veriut, librat shkollorë Kembrixh filluan të mësohen në vitin 2014. Në vitin 2016, librat shkollorë Kembrixh u njoftuan për lëndë të caktuara edhe në arsimin e mesëm. Pastaj filluan edhe mospajtimet e para e publike. Gjithnjë e më shumë mësues dhe profesionistë nga akademia filluan të sulmojnë procesin e kurrikulës së re dhe teksteve shkollore. Mësuesit ishin të pakënaqur me nxitimin me të cilin po zbatoheshte programi dhe me cilësinë e teksteve shkollore.

Sidoqoftë, këto libra shkollorë u shtypën dhe veçse për shtatë vjet, studentët e Maqedonisë Veriut kanë mësuar shkenca natyrore nga këto libra shkollorë. Librat janë shtypur nga dy kompani: Ars Lamina dhe Arbëria.

Instituti Kembrixh thekson se ata kurrë nuk kanë zhvilluar libra shkollorë në Maqedoninë e Veriut sepse qeveria i dëshironte librat shkollorë me nxitim.

Sidoqoftë, studentët e Maqedonisë së Veriut nuk mësuan kurrë nga librat shkollorë të përgatitur sipas programit të Kembrixhit. Instituti u angazhua për të zhvilluar programin, por kur erdhi puna për librat shkollorë, ata nuk u angazhuan pasi thanë se është dashur më shumë se disa muaj për të zhvilluar tekste cilësore. Qeveria e mëparshme e dinte këtë dhe qeveria aktuale e din gjithashtu.

Njëra nga kompanitë që ka shtypur këto libra është Arbëria Dizajn Tetovë e cila është kompani për prodhim, marketing, dizajn, tregti dhe shërbime. Është themeluar në vitin 1998, dhe pronari i saj është Hasim Hamzai, i cili gjithashtu zotëron kompaninë MISTER H. Sipas një raporti të paraqitur në Zyrën e Kontrollit të Shtetit, Arbëria është një nga donatorët e partisë BDI në 2015, me një donacion prej 20,000 euro. Dy të tretat e të ardhurave të Arbëria Dizajn vijnë nga institucionet e drejtuara nga BDI-ja si Universiteti Shtetëror i Tetovës, Komuna e Tetovës, Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalid, Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë së Ohrit dhe të tjerë. Të ardhurat më të mëdha vijnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Në gjashtë vitet e kaluara, Arbëria ka pranuar pagesë prej 11,488,723.18 euro për përkthimin dhe përshtatjen e librave shkollorë.

Kompania tjetër është Ars Lamina DOO Shkup e cila është një kompani për shërbime grafike dhe tregti, e cila u themelua në vitin 2006. Sipas dokumenteve nga Regjistri Qendror, menaxheri i tij është Goan Crvenkovski, dhe pronarët janë Sllobodan Golubovski dhe Darko Fidanovski. Ata gjithashtu zotërojnë kompaninë Suprema Uvoz Izvoz. Disa nga anëtarët e familjes Fidanovski janë gjithashtu të lidhur me kompani të tjera të tilla si AKONTO Dooel, sistemi i automjeteve FG Dooel dhe Ars Lamina Education Dooel. Por fitimet e tyre më të mëdha vijnë nga shtypja dhe përshtatja e librave shkollorë të Kembrixhit. Në gjashtë vitet e fundit, Ars Lamina nga MASH ka marrë 18,456,022,25 euro.

Për t’i dhënë fund polemikave rreth futjes së kurrikulës së re të Kembrixhit dhe librave shkollorë në arsimin fillor, tashmë është formuar një grup pune në Ministrinë e Arsimit për të zhvilluar një koncept për të ashtuquajturën “ndryshim të plotë dhe thelbësor në materialet mësimore”.

Autor: Lila Karatasheva; Redaktura: Naser Selmani; Ilustrimi: Luka Blazhev; (IRL Maqedoni e Veriut)

Advertisement

Leave a Reply