Mbyllet një shkollë në Shkup, infektohen disa mësues

Një shkollë fillore, në Shkup është mbyllur si pasojë e rasteve pozitive të virusit korona në radhët e kuadrit mësimdhënës dhe nxënësve.

Advertisement

Bëhet fjalë për shkollën fillore, “Vllado Tasevski” në Karposh, ku të infektuar janë dhjetëra mësimdhënës dhe më shumë nxënës të klasës së tretë, të cilët mësimin e kanë realizuar me prani fizike.

Shkolla tashmë do të realizojë mësimin nga distanca në dy javët e ardhshme.

Kjo është shkolla e parë që po mbyllet në këtë vit shkollor, kurse kohë më parë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovski vlerësoi se në shkolla gjendja është stabile dhe se protokollet shëndetësore kundër virusit korona janë duke u zbatuar.

Advertisement

Leave a Reply