Në Shkup 197 shoferë të sanksionuar, 30 pa patentë shoferi

Shkup, 11 mars 2021 (MIA) – Gjatë ditës së djeshme, në kuadër të kontrolleve të përforcuara të veprimit në komunikacion në territorin e qytetit të Shkupit, janë shqiptuar gjithsej 197 masa, midis të cilave 30 për vozitje pa patentë shoferi.

Nga MPB-ja kumtuan se janë sanksionuar 13 shoferë për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes, pesë për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruara.

“Janë shqiptuar nëntë masa për shfrytëzimin e celularit, shtatë sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, nëntë për kalim në semafor të mbyllur, pesë për mosdhënie përparësie për këmbësorët dhe 38 për automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Paralajmërojnë se kontrollet e përforcuara rrugore vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *