Në tavolinë më shumë se 4 persona, privohet nga liria pronari lokalit në Tetovë

Advertisment

Advertisement

Më 10 mars 2021 në ora 19.10, zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë kryer kontroll në një objekt hotelierik në rrugën J.N.A (APJ) në Tetovë, në pronësi të S.G. (37) nga Tetova.

Gjatë kontrollit është arritur në përfundimin se nuk janë respektuar protokollet për punën e objekteve hotelierike, gjegjësishtë në disa prej tryezave kishin qëndruar më shumë mysafirë se sa ishte e lejuar.

Pronari i objektit është privuar nga liria dhe është mbajt në një Stacionin policorë dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht,

kundër tij do të ngrihen padi adekuate në bazë të nenit 206 të Kodit Penal – “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”.

Advertisement

Leave a Reply