Nga ekzekutori tek organizuesi, si i kishin ndarë rolet 4 të arrestuarit për vrasjen e ‘padronit të drogës’ (Foto)

Personat që shihni në fotot e mëposhtme janë të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, në një prej zonave më të frekuentuara të Tiranës. Skënder Vathi, 54 vjeç, dyshohet si organizator i atentatit, mirëpo ky i fundit nuk e ka pranuar përfshirjen në ngjarje.

Personi që ka qëlluar dy herë më armë Sofinë, është 24-vjeçari Ernejt Shyti, i cili ka rrëfyer gjithë “pazaret” për “kokën” e biznesmenit. Bashkë me dy të lartpërmendurit janë prangosur edhe Leonar Xhixha, 30 vjeç, i akuzuar më parë për vrasje në tentativë dhe Xhuliano Visha, 28 vjeç.  

Vathi dhe Leonar Xhixha e kishin shoqëruar me automjetin e tyre Ernejt Shyti që ta njihte viktimën, ndërsa vetë kanë monitoruar viktimën, duke njoftuar për çdo lëvizje të tij. 28-vjeçari Visha ka siguruar armën e krimit, dhe dyshohet se ka stërvitur në Krrabë, autorin, i cili ka pohuar se kurrë më parë nuk kishte përdorur një të tillë. Ndërkohë dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar janë shpallur në kërkim për vrasjen “Padronit të Drogës”

Si ndodhi vrasja e Sofias?

66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge” në Shqipëri u vra rreth orës 09:00 të 25- shkurtit teksa ecte me këmbë pranë Piramidës. Ai u ndoq nga Shyti, i cili, i veshur me maskë Covid-19 dhe duke çaluar e qëlloi dy herë me armë zjarri. Arma e krimit nuk është gjetur ende, ashtu sikurse nuk dihet ‘urdhëruesi’ që fshihet pas kësaj

Ernejt Shyti
Leonar Xhixha
Skender Vëthi
Xhuljano Visha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *