OBSH: AstraZeneca nuk shkakton efekte anësore

Zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris deklaroi se AstraZeneca është një vaksinë efektive dhe vendet nuk duhet ta ndalojnë përdorimin e saj nga frika se shkakton efekte anësore.

Advertisement

“Ne duhet të sigurohemi gjithmonë që të kemi të dhëna të sigurta kur aprovojmë një vaksinë dhe ka raste kur të dhënat duhet t’i rishikojmë. Por, AstraZeneca nuk ka pasur të dhëna problematike. Madje, ajo ka treguar se është një vaksinë e shkëlqyer”.

Gjithashtu, Harris ka shtuar se po kryhet një hetim në lidhje me rastet e konstatuara me mpiksje gjaku, por deri më tani sipas zëdhënëses nuk ka asnjë fakt shkencor që vërteton se vaksina shkakton probleme shëndetësore.

Vende si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Australia dhe Meksika, kanë thënë se janë duke vazhduar me përdorimin e vaksinës, ndryshe nga vendet që e kanë pezulluar përdorimin e AstraZenecas për shkak të frikës së pasojave të rënda.

Advertisement

Leave a Reply