Orë policore nga ora 22 deri ora 5 rekomandon Komisioni për Sëmundje Ngjitëse

Orë policore nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit është rekomandon Komisioni për Sëmundje Infektive, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Në seancën e sotme të Shtabit të Krizave, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce propozoi ri-kthimin e orës policore për shkak të rritjes së rasteve të reja pozitiveve të pozitive me kovid-19.

Advertisement

“Ministri shpjegoi se ky propozim i Komisionit është për faktin se në javët e fundit më së shumti janë infektuar janë për shkak të transmetimit të virusit nga tubimet, por edhe mosrespektimit të masave të paraqitura për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, mbajtjen e distancës dhe jo grupimit. “Analizat e Komisionit kanë konfirmuar që për shkak të mosrespektimit të masave, do të ketë raste të reja të të infektuarve, por edhe rritje të numrit të të shtruarve në spital, prandaj Komisioni beson se një masë e tillë rigoroze do të ketë efekt,” thonë nga ministria.

Komisioni gjithashtu do të vendosë se në cilën ditë do të fillojë ora policore dhe sa do të zgjasë.

Propozimi i Komisionit do të shqyrtohet në seancën e nesërme të qeverisë.

Advertisement

Leave a Reply