Kallëzim penal është paraqitur nga policia për 48 vjeçarin i cili në mjetin e tij transportus ka pasur udhëtarë më shumë se sa duhet gjatë kohës së epidemisë, transmeton Portalb.mk.
“SPB-Tetovë deri të Prokuroria themelore publike në Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj subjektit juridik nga fshati Rashçe e Shkupit dhe kundër 48 vjeçarit N.I. nga fshati Sfillare e Poshtme, Shkup”, njoftojnë nga policia.
Policia sqaroi që kallëzimi penal është ngritur në bazë të dyshimit që ai më 10 janar ka kryer bartjen e udhëtarëve me minibus “Mercedes” në kundërshtim me masat e Qeverisë që kapaciteti të jetë I kufizuar deri në 50 përqind.
Raportohet që mjeti transportues ishte duke bartur udhëtarë në relacionin Shkup-Kodra e Diellit.