Sejdini: Pa ndikime politike, jemi të hapur për ndryshime te statutit

Muamed Sejdini në fjalimin pasi u rizgjedh në postin e kryetarit të FFM-së, foli edhe për temën që në periudhën e kaluar kishte me Agjencinë për Rini dhe Sport, në lidhje me statutin, për të cilin ka hapësirë për ndryshim, por pa ndikim politik.

“Disa njerëz dhe institucione që nuk kanë pika të përbashkëta me punën tonë u munduan që të hedhin një njollë në punën e Federatës, duke e shpallur atë si një zonë e hijezua, e cila punon jashtë ligjit. “Shtëpia e Futbollit”, vazhdimisht do të respektojë ligjet e shkruara nga shteti , statusin e saj që është në përputhje me ligjet dhe statutet e UEFA-s dhe FIFA-s. Është detyra jonë dhe nuk do ët jetë ndryshe. Jemi të hapur për ide konstruktive , por pa ndikim politik. Nëse një kemi konfirmuar në periudhën që kaloi është ajo që nuk ikim nga bisedat dhe propozimet për statutin dhe ndryshimin e saj. Së bashku me UEFA dhe FIFA por edhe organet drejtuese të shtetit jemi gati të bisedojmë. Por pa ndikime dhe presione që mund të jenë “zonë e zezë” për futbollin tonë dhe atë të përfaqësueses,” tha mes tjerash Sejdini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *