Shkarkohet ‘Swarovski’ gjykatësja Sofija Llaliçiq

Me 11 vota për 2 vota kundër Këshilli Gjyqësor vendosi për shkarkimin e ‘swarovski’ gjykatësen Sofija Llaliçiq.

Ajo u bë emër i njohur pas përgjimeve të publikuara nga Opozita e atëherëshme e Maqedonisë së Veriut, ku degjoheshte qartë se është emëruar në atë funksion nga kryesia e VMRO-së, konkretisht nga ish-shefi i Shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov, transmeton Gazeta Populli.

Sofija Laliçiç është gjykatësja e cila shpalli si të pabaza dëshmitë për rastin e përgjimeve dhe hodhi poshtë gjitha përgjimet, duke nënvizuar se nuk ka bazë juridike për gjykim.

Laliçiç ishte një protagoniste e bisedave të përgjuara, e cila dëgjohet në një bisedë me ish-shefin e shërbimit sekret DSK, Sasho Mijalkov. Në këtë bisedë ky i fundit e uron juristen Laliçiç për detyrën e re të gjykatëses në Gjykatën Penale në Shkup.

Sofija Laliçiç bëhet e ditur se është me përkatësi etnike boshnjake dhe se emri i saj më parë ka qenë Safija.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *