Spitalet në Brazil pranë kolapsit, ezaurohen 80% të shtretërve në terapinë intensive

Brazili po vuan një situatë të rëndë si pasojë e  COVID-19, për shkak të rritjes së pakontrolluar të rasteve të reja.

Spitalet në shumicën e qyteteve janë shumë pranë kolapsit, me 80% të shtretërve të terapisë intensive të ezauruara, në 25 nga 27 shtetet që e formojnë Brazilin.

Që nga fillimi i pandemisë janë 11 milion raste me COVID-19 vetëm në Brazil dhe 266 mijë viktima.

Në renditjen botërore, sa i përket viktimave, Brazili është i dyti, kurse për numrin e  rasteve të infeksionit renditet i treti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *