Taravari: Zaev dhe Mickoski, përmes Ahmetit nënçmuan qytetarët dhe tentuan të na dëmtojnë

Shkruan Arben Taravari:

“Zaev dhe Mickoski, përmes Ahmetit nënçmuan shqiptarët dhe tentuan të na dëmtojnë

BDI që thiret si përfaqësues i shqiptarëve në Qeveri, sot edhe një herë nënçmoi elektoratin e vetë dhe gjithë shqiptarët. Zoran Zaev vetë e konfirmoi se vendimin për anulimin e regjistrimit ia ka konfirmuar Ahmetit vetëm përmes telefonit dhe as nuk e ka pyetur për qëndrim. Ndërkohë Mickoski e quajti vetëm kuantitet dhe jo kualitet. BDI tentoi sot të lejojë edhe një dëm tjetër tu bëhet shqiptarëve, përmes shtyerjes së regjistrimit, por këtu do të dështojnë. Ne ua bëjmë me dije edhe Zaevit, edhe Mickoskit edhe Ahmetit, që edhe nëse arrijnë përmes numrave të na mbivotojnë dhe ta shtyjnë regjistrimin, nuk do të arrijnë kurrë që ta ulin numrin dhe përqindjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Shtabet dhe aktivistët tanë si në diasporë ashtu edhe në vend do të jenë vigjilent dhe aktiv dhe kurdo që ta shtyjnë ne do të jemi këtu për të senzibilizuar dhe shpëtuar këtë proces. Ndërsa për çdo pazar që bëni në dëm të shqiptarëve, një ditë të gjithë do të përgjigjeni!

Gjithashtu ju kujtojmë se Zaev dhe Mickoski u dorëzuan para një teme të vetme, asaj për zgjidhjen e problemit nënshtetësinë, proces që e inicoi dhe po e bartë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Fillimisht na lutën të ulemi dhe së shpejti do të detyrohen edhe të zgjidhin këtë problem, sepse ata e dijnë që ne dhe shqiptarët nuk jemi si BDI dhe Ahmeti.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *