Tragjedia në Gostivar, fëmija ka qenë i lidhur me zinxhirë gjatë shpërthimit

Një fëmijë i moshës 7 vjeçare e ka humbur jetën në zjarrin që ndodhi sot në Gostivar, në një banesë në rrugë “Kej Vardar”, ndërsa në këtë aksident një 35 vjeçare ka pësuar me probleme të rënda shëndetësore dhe është dërguar në Spitalin e Gostivarit. Nga hetimet e para të ekipit mjekësor, mësohet se fëmija gjatë momentit të shpërthimit të zjarrit ka qenë i lidhur për këmbe, raporton SHENJA.

Advertisement

Prokuroria Publike

“Informatat e para të ekipit mjekësor në vend ngjarje, thonë se fëmija gjatë kohës së zjarrit ka qenë i lidhur me zinxhir për këmbë. Sipas dëshmisë së familjes, arsye për lidhjen ka qenë se fëmija ka qenë agresiv. Prokuroria po ndërmerr të gjitha veprimet për konstatimin eventual të përgjegjësisë penale”

Zjarri në banesën që ndodhet ne katin e tretë të një blloku përgjatë lumit Vardar, shpërtheu rreth orës tetë të mëngjesit, për shkaqe ende të papjohura deri më tani dhe është përhapur shpejtë. Prokuroria ka dalë në vend ngjarje për hetuar shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa në hetime pritet të ndihmojnë edhe ekipe të MPB-së.

Prokuroria

“Prokuroria Publike Themelore në Gostivar po heton në vendin ku ka ndodhur zjarri në ndërtesën e banimit në Gostivar. Për momentin pritet të arrijë ekip special nga reparti i hetimeve kriminalistike-teknike dhe ekspertizës pranë MPB, me qëllim që të zbulohen arsyet e zjarrit, në të cilin si pasojë e ngulfatjes, jetën e humbi një fëmijë i moshës 7-vjeçare. Me këtë rast është dhënë urdhër për obduksion të trupit të fëmijës së vdekur dhe bisedohet me dëshmitarë të ngjarjes. Me urdhër të prokurorit publik, grumbullohen gjurmë nga vend ngjarja, të cilat duhet të ndihmojnë në konstatimin preciz të arsyeve të zjarrit të shkaktuar”

Me intervenim të zjarrfikësve të qytetit, zjarri është shuar dhe nuk ka arritur të shpërndahet në banesat e tjera të bllokut të njëjtë.

Advertisement

Leave a Reply