Zaev-Mickoski, marrëveshje për Kuvendin dhe Kodin Zgjedhor

Kodi zgjedhor dhe zhbllokimi i Kuvendit do të jenë po ashtu çështje mbi të cilat pushteti dhe opozita do të punojnë për konsensus. Pas takimit me liderin e opozitës maqedonase Hristijan Mickoski, kryeministri Zaev pret zhbllokimin e disa ligjeve.

Ligjet siç janë ai për Qendrën Klinike, legalizimi i ndërtimeve pa leje, pakoja e pestë e masave ekonomike me 100 milionat nga Banka Evropiane, për kreditet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, Agjencia e mediave dhe RTVM, ligje që janë bllokuar më shumë se një vit e gjysmë në Kuvend, ligji për shtetësi ku do të marrin pjesë koordinatorët e grupeve parlamentare, gjashtë ligjet që lidhen me pensionimin në 64 vjet, ligjet për ekologji që janë bllokuar, ligjet që janë në agjendën tonë evropiane dhe për pandeminë, besoj se në periudhën që vjen do të kemi atmosferë më të rehatshme. Gjithsecili duhet të luaj rolin e rij në shoqëri por para së gjithash me përgjegjësi që ligjvënësi të zhbllokohet dhe të mos ndodhin më kështu bllokimesh”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Dy liderët janë dakorduar që të inkurajojnë grupet e punës në Kuvend të gjejnë zgjidhje edhe për furnizimin me terminale për shenjat e gishtave gjatë votimit, ndryshimin e modelit në një njësi zgjedhore, zbatimin e listave të hapura të kandidatëve për këshilltarë, zgjedhjen e kryetarëve të komunave me një rreth zgjedhor dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-së.

Mickoski premton të jetë opozitë konstruktive, nëse pushteti është konstruktiv.

U morëm vesh se dialogu është i pashmangshëm. Besimi ndërtohet dhe ai është I dyanshëm. Konstruktiviteti është i dyanshëm. Numrat kështu si janë në Kuvend nënkuptojnë që pushteti dhe opozita për të gjitha proceset e rëndësishme, para se të vendosen për Kuvend, duhet të ndërtojnë qëndrim të përbashkët. Pyetje se a do të jemi opozitë konstruktive, zëvendësohet me pyetjen a do të kemi pushtet konstruktiv?”, pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Përfaqësuesit e institucioneve dhe të partive politike do të takohen të mërkurën në Kuvend për të gjetur zgjidhje edhe për ligjin për shtetësi i cili është propozim i opozitës shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *