Visar Duriqi dikur e quante Hoxhën Jakup Asipi terrorist

Gazetari nga Kosova, Visar Duriqi, autor i emisionit hulumtues “InDoks”, mbrëmë në mesnatë është sulmuar nga tre persona të panjohur, para hyrjes së banesës së tij. Ai është sulmuar posa ka dalë nga vetura e tij.

Duriqi njihet si gazetar hulumtues që pretendon se trajton tema të rrezikshme që kanë të bëjnë me mafiozë, njerëz të korruptuar apo kriminelë të ndryshëm.

Emri i tij u bë i më njohur për publikun kur filloi të ofendojë vazhdimisht disa herë e pa arsye, hoxhën e njohur shqiptar, të ndjerin Jakup Asipin nga Sllupçani i Kumanovës.

Ai disa herë ka lëshuar ofendime të rënda edhe ndaj të punësuarve në BIK, ndaj Jakup Asipit por edhe ndaj shqiptarëve të Maqedonisë në përgjithësi, duke i quajtur ata terrorista, por edhe duke lëshuar akuza të rënda që kinse organizata terroriste ISIS po frymëzohet nga Jakup Asipi./GazetaPopulli.net/

Por kush ishte Jakup Asipi?

Mulla Jakup Asipi ka qenë hoxhë dhe patriot shqiptar. Ishte më oratori dhe më karizmatiku ndër shqiptarët e këtyre trojeve në kohën tonë. Ligjërimet e tij dallohen për nga përmbajtja karizmatike dhe argumentuese. Paraqitja e tij multimediale këto 25 vitet e fundit e posaçërisht pas viteve 90′ ka ndikuar drejtpërdrejt në vetëdijësimin e rrethit të Likovës si në aspektin fetar Islam ashtu edhe në aspektin kombëtar e patriotik.

Si një imam dhe një menaxher i mirë i çështjeve të një fshati ka ndikuar shumë pozitivisht në organizimin e qytetarëve të fshatit si në çështjet e brendshme të fshatit ashtu edhe në ato të jashtme. Organizimi i tij ka qenë i njohur që nga koha e rrënimit të mureve në teritorin e Maqedonisë proçes ky që kishte për qëllim krijimin e trazirave ndër shqiptarët e Maqedonisë.

Ndikimi i tij me një dritë të pastër patriotike ka qenë gjat luftës së vitit 2001 kur me veshje të UÇK-së është paraqitur në opinion dhe ka kërkuar angazhimin masiv të popullatës në luftë kundër maqedonasve, emri dhe vepra e tijë kanë pasur ndikim ndër poupllatën gjatë gjithë kohës./GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *