Digjet një banesë në lagjen ‘Ulpiana’

Foto ilustrim

Rreth orës 18:30 minuta është djegur një banesë në Ulpianë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka deklaruar se nuk raportohet për persona të lënduar dhe se aktualisht po vazhdon puna për hetimin e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një zjarr në një objekt në rrugën “17 shkurti” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *