Me datë 28.02.2021, pas një raportimi të mëparshëm, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Strumicë kryen një kontroll në fshatin Bansko të Strumicës, dhe u konkludua se D.I (57) dhe A.I (54) nga fshati Bansko kishin organizuar dasmë të djalit të tyre E.I (26), në të cilën kishin marrur pjesë rreth 300 të ftuar, të cilët kanë vepruar në kundërshtim me nenin 206 të Kodit Penal.
Dasma u ndërpre, dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, do të ngriten padi penale sipas nenit 206 të Kodit Penal – “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”. Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori Publik.