Gruaja nën rrënoja poston fotografi në Twitter: “Më shpëtoni”!

Një qytetare me emrin Aysel Yeral ka shpërndarë fotografinë e saj në Twitter, duke kërkuar për ndihmë, pasi ka mbetur e ngujuar nën rrënoja.Postimi është shpërndarë nga një këngëtar turk, i quajtur Haluk Levend.“Më shpëtoni”, shkruan krahas fotos së postuar nga qytetarja, raporton medium turk “Cumhuriyet”.Një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 900 njerëz dhe duke bllokuar shumë të tjerë.Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi vendin në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km pranë qytetit Gaziantep.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *