Arbër Ademi shef i ri i grupit parlamentar të BDI-së

Pas dorëheqjes së deputetit Izet Mexhiti nga detyra e Koordinatorit të Grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, deputetët e BDI-së kanë zgjedhur që këtë detyrë tani e tutje ta bartë deputeti Arbër Ademi, njëherit edhe kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane.
Vlen të theksohet se deputetët e BDI-së kanë qenë unik në përzgjedhjen e Ademit për koordinator dhe se pas këtij propozimi qëndron edhe firma e Izet Mexhitit dhe deputetëve të tjerë përfshirë këtu edhe firma e kreut të BDI-së, Ali Ahmetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *