TAV demanton lajmin për largimin e Muharem Imerit nga puna

Reagimi i plotë nga TAV Maqedoni

“Marrëveshja e punësimit për kohë të caktuar të ish nëpunësit tonë, deklaratat e të cilit po citoni brenda tekstit tuaj, po skadonte dhe u miratua një vendim që Marrëveshja e tij e punësimit të përfundojë. Si një biznes që pëson goditje të mëdha për shkak të krizës nga KOVID-19, me rënie të operacioneve me 71% dhe të hyra jashtëzakonisht të reduktuara, dhe me shpenzime të barabarta, madje edhe të rritura, ne jemi duke punuar për të balancuar vazhdimësinë e biznesit dhe të burimeve.

Për më tepër, të gjitha ligjet dhe rregulloret janë ndjekur dhe respektuar, si dhe të drejtat e nëpunësve, dhe për të ndihmuar ish-nëpunësin tonë, ne e zgjatëm Marrëveshjen e punësimit të tij për dy muaj shtesë, më shumë se sa ishte planifikuar, në mënyrë që brenda asaj periudhe kohore ai të mund të gjente një punë tjetër dhe kjo u komunikua qartë me të. Me këtë, ne besojmë se si kompani kemi treguar nivel të lartë të etikës dhe ndjeshmërisë, sepse u përpoqëm të plotësonim nevojën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme në situatën e dhënë.

Lidhur me kontrollin e përmendur të sfondit të sigurisë, bëhet fjalë për një dokument që TAV Maqedoni merr për çdo nëpunës individual/kandidat për punësim nga Ministria e punëve të brendshme dhe ky kontroll është i detyrueshëm të jetë pozitiv. Nëse marrim një kontroll negativ për cilindo nëpunës, Marrëveshja e punësimit ndërpritet menjëherë në përputhje me Ligjin për marëdhënie pune për shkak të mos përmbushjes së detyrimeve që dalin nga Ligji i aviacionit dhe Ligji për kontrollin e kufirit, të cilat janë në dispozicion në procedurat e brendshme të TAV Maqedoni gjithashtu.

Për më tepër, TAV Maqedoni është pjesë e një grupi të njohur global TAV Airports, i cili bashkon shumë kultura të ndryshme dhe operon me 92 aeroporte në 26 vende në botë. Ne gjithmonë kujdesemi për mirëqenien e nëpunësve tanë, dhe sinqerisht dhe në mënyrë transparente i informojmë ata për vendimet tona të biznesit dhe gjithmonë përpiqemi të tregojmë mirëkuptim dhe ndjeshmëri, veçanërisht gjatë këtyre kohërave të vështira pandemike që na prekin të gjithë së bashku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *