Asani: Nuk kam pasur as këpucë të luaja, sot të gjithë pagën ia dërgoj babait që bëri gjithçka për mua

Sulmuesi Jasir Asani ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Kombëtares në kualifikueset e “Europianit Gjermani 2024”, pasi emri i tij është shndërruar në më të lakuarin në botën e futbollit.

Së fundmi 28-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka dhënë një intervistë për emisionin “Më lër të flas”.

I cilësuar si një ndër futbollistët më të mirë të kombëtares Asani tregon vështirësitë që ka kaluar për tu bërë pjesë e futbollit.

Ai në këtë rrëfim u shpreh falënderues jashtëzakonisht shumë për familjen, e sidomos për babain e tij, për të cilin tha se ka bërë gjithçka që Jasiri të jetë këtu ku është sot.

“Ka qenë e vështirë se ndonjëherë nuk kisha as taka(këpucë futbolli) të vishja. Por dëshira e madhe dhe pasioni më bëri që të shoh vetëm përpara dhe të vazhdoj. Por edhe babai im ka bërë gjithçka edhe pse me një rrogë se ne jemi 3 fëmijë kam një motër e një vëlla. Edhe po ta them këtu që edhe pagesën që marr atje ku luaj që nuk është ndonjë shumë e madhe por të gjitha ja dërgoj babait tim.Sepse ai ka bërë çdo gjë për mua”, tregoi ai.

Ai ka rrëfyer momentin e parë kur i erdhi telefonata për të qenë pjesë e Kombëtares teksa shprehet se nuk e ka menduar dy herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *