Nga sot çmime më të lira të derivateve të naftës

Çmimi i naftës nga sot në mesnatë është liruar për 1 denarë, njoftoi KRRE. Një litër naftë do të kushtojë 73 denarë. Për gjysmë denari është ulur edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë, gjegjësisht një litër do të kushtojë 72,5 den. Çmimi i benzinave mbetet i njëjtë, respektivisht 76,5 dhe 78,5 denarë për litër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *