SHBA kërcënon Dodik-un me sulme ushtarake

Dy avione bombardues F-16 mbi qiellin e Republikës SRPSKA

Edhe pse i shpallur non grata nga SHBA-të kreu i serbëve të Bosnjës nuk tërhiqet, por të martën do të ketë një përballje të hapur me perëndimin.

Përkundër kundërshtimeve dhe paralajmërimeve të ndërkombëtarëve, Dodik ka vendosur që të festojë  këtë të martë të ashtuquajturën “Ditën e Republikës”.

Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës e ka shpallur si antikushtetuese, por megjithatë autoritetet e Republika Sërpskës nuk tërhiqen. Në këto kushte SHBA ka paralajmëruar nisjen mbi territorin e kësaj republike të avionëve luftarake F-16. Ky mision do të mbështetet nga avioni KC-135 Stratotanker, i cili do të sigurojë furnizim me karburant në ajër për avionët F-16 mbi territorin e Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë.

Shtetet e Bashkuara theksojnë se Kushtetuta e Bosnjë-Hercegovinës dhe Marrëveshja e Dejtonit nuk parashikon të drejtën e shkëputjes së Republikës Srpska e drejtuar nga Milorad Dodik. Ambasada amerikane në Sarajevë ka deklaruar se Bosnja dhe Hercegovina është një partner kyç i SHBA-së dhe se Uashingtoni ka një synim për të siguruar stabilitetin rajonal. Avionët amerikanë do të kthehen në bazë menjëherë pas përfundimit të misionit. Aftësia për të vendosur me shpejtësi, për të gjetur një objektiv dhe për t’u kthyer në bazë demonstron aftësinë e SHBA-së për të projektuar fuqi kudo në kohën më të shkurtër të mundshme dhe për të vepruar së bashku me aleatët dhe partneret e tyre edhe në Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *