Shqiptarë, të përfshirë në vrasjen e mafiozit grek? Vrasësit me pagesë u paguan 300 mijë euro (VIDEO)

Të tjera detaje dalin në dritë nga ekzekutimi i mafiozit grek, Vangjelis Zabunis në qendër të Athinës.

Policia beson se ekzekutori/ët janë vrasës me pagesë. Madje ata kanë mbërritur në Greqi nga një vend ballkanik, me gjasa nga Shqipëria. Burime për gazetarin e Top Channel, Artur Bibe thonë që kjo vrasje ka kushtuar më shumë se 300.000 euro.

Në jetën e natës së Athinës prej kohësh flitej se po kërkoheshin vrasës për një punë të madhe. Nga mënyra e vrasjes, mënyra sesi ishin lidhur krëhërat e armës, goditja me plumbin e pistoletës në kokë për t”u siguruar se vdiq tregojnë se ekzekutorët mund të kenë qenë vrasës me pagesë “të importuar” nga jashtë.

Vangjelis Zabunis akuzohet për disa nga vrasjet më me bujë në Athinë, sikurse vrasja e Stafankos dhe Grivës, kokat e shantazheve në Greqi; vendosje bombash dhe grabitjen e Panagopulos.

Top Channel ka mundur të sigurojë edhe pamjet ekskluzive të atentatit të regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Kamerat kanë mundur të fiksojnë momentin kur 44-vjeçari hyn në makinën e parkuar. Pas sekonda më pas, afrohet makina e autorëve. Këta të fundit, dalin jashtë dhe qëllojnë dhjetëra herë drejt makinës së Vangjelis Zabunis. I pamëshirshëm në aktin e tij, një nga ekzekutorët hap derën e makinës dhe vazhdon të qëllojë sërish, për të qenë më se i sigurt se Zabunin ka vdekur.

Policia tha se gjeti 97 gëzhoja në vendngjarje dhe se dyshohet që atentatorët të kanë përdorur 3 armë të ndryshme, të paktën 2 kallashnikovë, që u gjetën në makinën e djegur të autorëve) dhe një pistoletë 9 mm.

Zabunis, një eksponent i rëndësishëm i botës së krimit në Greqi, u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ilia Iliu”, në qendër të Athinës. Pak minuta pas ekzekutimit në dalje të Athinës në vendin e quajtur Hajdari, u gjet i djegur edhe automjeti i autorëve, një fuoristradë e cila rezultonte e marrë me qira, ndërsa brenda mjetit ndodheshin edhe armët e përdorura në vrasje.

https://x.com/KathimeriniWeb/status/1746585883644490132?s=20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *