Dita më vdekjeprurëse për ushtrinë izraelite në Gaza, i vriten 21 ushtarë

Ushtria izraelite ka thënë se 21 ushtarë u vranë në Gaza, duke shënuar ditën më vdekjeprurëse për forcat izraelite që nga fillimi i operacionit të tyre tokësor.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF) Daniel Hagari tha se besohet se një granatë me raketa goditi tankun pranë dy ndërtesave ku ndodheshin ushtarët, raporton BBC.

Ndërtesat kanë shpërthyer ndoshta si pasojë e minave të vendosura aty. IDF tha se ishte ende duke hetuar detajet e incidentit.

Izraeli është përpjekur të eliminojë Hamasin që kur personat e armatosur vranë më shumë se 1300 njerëz në sulmet e 7 tetorit.

Më shumë se 25,000 njerëz janë vrarë në Gaza që nga fillimi i fushatës ajrore dhe tokësore të nisur nga izraelitët, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *