Shqiptari vret bashkëshorten rumune në Greqi

Një krim brenda familjes ka ndodhur në një familje në Kretë të Greqisë, ku burri shqiptar ka vrarë bashkëshorten me origjinë rumune.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 sipas kohës lokale në banesën e çiftit. Autori 39-vjeçar shqiptar qëlloi me armë gruan e tij duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas mediave greke, dyshohet se shqiptari ka qenë në gjendje të dehur kur vrau me armë gruan. Pas krimit, ai e telefonoi vetë policinë.

Në vendngjarje shkoi policia, ku konstatoi trupin e pajetë të gruas rumune dhe arrestoi 39-vjeçarin shqiptar, i cili e pranoi krimin.

Ai nuk është person i panjohur për autoritetet greke, pasi më herët ka qenë i skeduar për drogë.

Sa i përket vrasjes, policia po heton motivet dhe nëse mes çiftit ka patur sherre të vazhdueshme, njofton tvklan./GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *