Interpoli shpalli në kërkim Radoiçiçin, reagon Vuçiç: E pakuptimtë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar në lidhje me lajmin se Interpol-i ka futur në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.

Në një intervistë për median bullgare “Tv Prva”, Vuçiç ka thënë se shpallja e ish-nënkryetarit të Listës Serbe në veri të Kosovës Milan Radojçiç në kërkim ndërkombëtar është e pakuptimtë.

Presidenti serb ka shtuar se autoritetet serbe po bëjnë hetime lidhur me rastin në Banjskë në shtator të vitit të kaluar.
“Është shumë e çuditshme që Interpol-i lëshoi një urdhër për Milan Radojiçiç. Ai nuk është më as nënkryetar i Listës Serbe, por aleat i Vuçiçit. Është pothuajse si Antanta e Vogël, Antanta e Madhe, pra është aleat i Vuçiçit. Sepse ai është aleat i Vuçiçit, çdo gjë ju ka dështuar nëse nuk e keni sulmuar Vuçiçin”, ka thënë Vuçiç në TV Prva.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë se ka marrë njoftim nga selia qendrore e Interpol se tashmë janë futur në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *