Vrasja e shtetasit të RMV-së në Gjermani/ Policia e Esenit fton dëshmitarë për zbardhjen e rastit!

Policia gjermane në qytetin Esen, në ueb-faqen e saj ka publikuar thirrjen që të paraqiten dëshmitarët për vrasjen e fundjavës së shtetasit 32-vjecar nga Maqedonia e Veriut.

“Që të zbardhen faktet për rastin , shefi i departamentit për vrasje urgjendtisht kërkonë dëshmitarë për veprën penale. Saktësisht kërkojmë kalimtarë të rastit që kanë qenë në rrugën “Ketviger” të rajonit Burgplac deri në sheshin “Vili Brant” midis orës 01.00 dhe 02:15 dhe kanë vërejtur njerëz duke u zënë verbalisht” – tha policia e Esenit, Gjermani.

Natën midis të shtunës dhe të dielës, në Policinë e Eseit është denoncuar një zënkë verbale. Kur policët kishin mbërritur në vendngjarje, kishin takuar një dëshmitarë në përpjekje e sipër për t`i ndihmuar një personi të alivanosur. Dëshmitari ka thënë se ka pasur zënkë verbale midis të lënduarit dhe dy burrave tjerë, që më pas ka eskaluar në përplasje fizike.

Shtetasi I Maqedonisë së Veriut ka ndërruar jetë në spital nga goditjet me mjet të fortë.

Në bazë të dëshmive, policia ka rerstuar një 25-vjecar nga Eritrea në stacionin hekurudhor në Esen dhe një 29-vjecar tjetër poashtu nga Eritrea më stacionin e Milhajmit. /tvklan.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *