Erdogan e pret Ramën me ceremoni madhështore në Ankara

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të Martë në Turqi, në kuadër të një vizite zyrtare.

Ashtu siç ishte parashikuar, Presidenti turk Recep Tayip Erdogan e ka pritur Ramën me një ceremoni madhështore në Ankara. Me kuaj, limuzina e nën tingujt e Himnit tonë Kombëtar, Erdogan e mirëpriti kreun e qeverisë. Madje pasi shtrënguan duart, Erdogan iu drejtua me humor Ramës duke thënë: A nuk ke ftohtë?! VIDEO

Më herët Rama kreu homazhet në nder të Mustafa Kemal Ataturkut në Anitkabir, ku ishin të pranishëm edhe disa ministra të kabinetit tonë qeveritar.

Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë do të nënshkruhen në vijim disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi dypalëshe në fushën e mjedisit, mbrojtjes, të medias dhe komunikimit, etj., e parashikuar të ndodhë rreth orës 16:45.

Në përfundim të vizitës, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të komunikojnë për median deklaratën e përbashkët për shtyp.

Ndërsa rreth orës 17:45 do të zhvillohet një darkë mes Ramës dhe Erdogan.

Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar do të jenë dhe Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku; Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani; Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi; Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj; Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu; Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu; si dhe  Ministrja  i Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *