Ky është tetovari që plagosi gruan serbe dhe më pas u vetëvra, gjithçka ndodhi në sy të policisë

Sipas mediave serbe J.V. (30), e cila u qëllua me armë zjarri mbrëmë në pikëpagesën e Preshevës, u plagos para syve të policëve të komunikacionit, të cilët e kishin ndaluar atë dhe partnerin e saj I.B. (52) u ndal për shkelje komunikacioni.

Teksa polici po i jepte gjobë , vajza ka shfrytëzuar rastin të zbresë nga makina dhe ka nisur të vrapojë. Në atë moment ai ka marrë një pistoletë dhe e ka goditur me dy plumba, njëri prej të cilëve e ka qëlluar gruan në shpinë dhe tjetri në qafë. Pas kësaj, burri e ka qëlluar veten në kokë – sqarojnë mediat serbe.

Gjatë natës, gruaja u transferua në spitalin e Nishit dhe iu nënshtrua një operacioni. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *