Tetovari e sulmon fizikisht babain e tij, i dëmton orenditë shtëpiake dhe veturën e vëllait

Pjestarë të policisë të SPB-Tetovë, dje (26-mars) rreth orës 08:20 kanë privuar nga liria 24-vjeçarin M.K. nga një fshat i Tetovës, i cili ishte raportuar nga babai i tij 68-vjeçar se më herët në shtëpinë e tyre familjare e kishte sulmuar fizikisht, si dhe i kishte dëmtuar orenditë e shtëpisë dhe veturën e vëllait të tij. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *