Sela me vija të kuqe për 5 deputetë! Ahmeti thotë nuk bëhet fjalë për numra, por për vizion

Ziadin Sela mbrëmë në Click Plus në TV21 tha se në rast se bëhen pjesë e Frontit Europian, synojnë që si parti të sigurojnë minimumi 5 deputetë në zgjedhjet parlamentare, me qëllim që pas zgjedhjeve të krijojë grup parlamentar.

Lidhur me këtë, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në pyetjen e gazetarit të TV21 se a ka marrëveshje me ASH-në, tha se nuk bëhet fjalë për numra por për filozofi e vizione.

“Për gjëra të vogla ne projektet e mëdha as nuk i cenojmë e as nuk i lëndojmë. Nuk bëhet fjalë për numra, bëhet fjalë për filozofi, vizione”, tha Ahmeti. VIDEO

https://www.facebook.com/share/v/wEkFoMgMY2s2ix9d/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *