Një i mitur plagoset rëndë pas sulmit me thikë në Shkup

Policia ka njoftuar se dje në ora 17:35 në SPB Shkup është raportuar se në “Bit Pazar” është sjellë një i mitur nga Shkupi me lëndime të forta me mjet prerës.

Sipas njoftimit, disa persona i kanë kërkuar para në zonën e “Bit Pazarit” dhe pasi nuk ia ka dhënë, njëri prej tyre e ka sulmuar me një mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar një plagë me thikë.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *