Arrest shtëpiak për dy të dyshuarit për vrasjen e mjekut në Shkup

Marrë parasysh se ende po ndërmerren veprime për sigurimin e provave, prokurori publik nga PTHP-Shkup mbrëmë ka dorëzuar deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 48 orëve, për dy nga personat të cilët janë arrestuar në lidhje me vrasjen e mjekut në vendbanimin “Zhelezara” në Shkup.

Propozimi është pranuar dhe është caktuar masa e kërkuar.

Më herët ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka njoftoi se për rastin janë arrestuar tre persona. Sipas tij, motivet e vrasjes së mjekut nuk kanë lidhje me profesionin e tij.

Mjeku i vrarë nga Shkupi është një 67 vjeçar, i cili u gjet i vrarë në makinën e tij në afërsi të parkut “Zhelezara”, me të paktën 9 plagë me thikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *