Një 39-vjeçar mashtrohet nga një person nga Strimnica e Tetovës, ia morri 2700 euro

Më datë 10.04.2024 në ora 14:40 në SPB-Tetovë, një 39 vjeçar nga një fshat i Tetovëa, ka raportuar se është mashtruar nga personi V.A. nga Strimnica e Tetovës për një shumë prej 2700 euro. Sipas raportit, në nëntor 2023, ai i ka marrë paratë në disa raste, duke i premtuar se do t’i mbaronte punë në lidhje me një shpifje të publikuar të një emisioni televiziv në Republikën e Shqipërisë, por pasi puna nuk kishte përfunduar, ai kuptoi se ai kishte qenë mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *