Është gjuajtur me armë nga një makinë në lëvizje | Policia me detaje për ngjarjen në Tetovë

Foto ilustrim

Mbrëmë në Tetovë ka pasur gjuajtje me armë zjarri, të cilat kanë ndodhur pak para orës 23:00.

Policia bllokoi bulevardin “Ilinden”, ndërsa mblodhi dëshmi të cilat do të përdoren për dokumentimin e rastit.

Sektori për Punë të Brendshme e konfirmoi rastin, prej ku thanë se sipas denoncimit gjuajtja me armë ka ardhur nga një makinë në lëvizje.

“Në orën 22:45 minuta, personi M.T nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri nga një veturë në lëvizje në shtëpinë e tij në Tetovë. Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftim.

Disa media raportojnë se ky rast është vazhdimësi e vrasjes së para disa muajve në Spitalin e Tetovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *