52 palestinezë të tjerë vriten në Gaza, totali shkon në të paktën 33.686

Foto: AA/Arkiv
Ankara

Të paktën 52 palestinezë të tjerë u vranë dhe 95 të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të fundit derisa Izraeli vazhdon sulmet në Rripin e Gazës së rrethuar, transmeton Anadolu.

“Forcat okupuese izraelite kryen pesë masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 52 martirë dhe 95 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

Sipas ministrisë palestineze, shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë gjendje t’i arrijnë ata.

Duke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli vazhdon ofensivën ushtarake vdekjeprurëse në Rripin e Gazës, ku të paktën 33.686 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe 76.309 janë plagosur që nga 7 tetori.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit kur sipas Tel Avivit u vranë afër 1.200 njerëz.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Armiqësitë kanë vazhduar në mënyrë të pandërprerë, megjithatë edhe dërgesat e ndihmave mbeten mjerisht të pamjaftueshme për të trajtuar katastrofën humanitare në Gaza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *