Tentoi të sulmojë me thikë sigurimin në një kazino, arrestohet 36-vjeçari nga Gostivari

Me datë 22.04.2024 në ora 02:50 në një kazino në rrugën “Borçe Jovanovski” në Gostivar, pjestarë të policisë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin E.Sh. (36) nga Gostivari, pasi që ka tentuar të sulmojë me një mjet të mprehtë personat N.N. (57) dhe L.A. të dy nga Gostivari, të punësuar si sigurim në kazino. Duke vepruar kështu, atij i është marrë një mjet i mprehtë. Rasti është duke u zbardhur dhe më pas do të vijojë parashtresa përkatëse. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *