Shekerinska: Kovaçki edhe gënjeshtar edhe qurraman! Oficeri dhe anëtari i VMRO-DPMNE-së paralajmëron padi kundër ministres

Sjellja e kolonelit Dragan Kovaçki, i cili është edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, është e turpshme dhe joserioze, thotë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke e komentuar deklaratën e Kovaçkit se do ta padisë ministren, ku si pasojë e një dënimi, ajo ia ka ulur rrogën.

 “Po të kisha reaguar në tuiter, do të kisha thënë – edhe gënjeshtar edhe qurraman. Me të vërtetë është e turpshme që një oficer të drejtojë kërcënime ndaj dikujt, sidomos ndaj shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Sidomos kur ato kërcënime e prezantojnë Kovaçkin si ushtar partie. Të shkruani – është e gjatë dora e VMRO-së nga një në një shef tjetër, do të ishte e turpshme dhe në nivel të ulët, e lëre më nëse bëhet fjalë për një kolonel apo kryeshef. Koloneli Kovaçki padyshim ka problem të vendosë – nëse do ta mbajë uniformën partiake me të cilën kërcënon ose do të vazhdojë ta mbajë uniformën ushtarake”, deklaroi Radmilla Shekerinska – Ministre e Mbrojtjes.null

Edhe pse komisioni kryesor disiplinor-ushtarak ka propozuar masën më të ashpër disiplinore – humbje e gradës, e cila gjithashtu parasheh ndërprerje të marrëdhënies së punës, Shekerinska thotë se Kovaçki e ka marrë paralajmërimin e fundit dhe është dënuar me 30% prej rrogës për 6 muaj. TV21 kontaktoi edhe me palën tjetër të këtij rasti. Kovaçki e akuzon Shekerinskën se sërish po manipulon dhe se publikon detaje nga procedurat e brendshme të ushtrisë.

 “Shekerinska e defokuson dhe manipulon opinionin maqedonas. Ajo duhet të përgjigjet – se si është e mundur se me një rrogë, një shtëpi e cila kushton shumë para, të blihet me çmim tejet të ulët? Unë ende nuk kam marrë asnjë vendim. Nga mediat mësova për çka bëhet fjalë dhe është fakt se bëhet fjalë për frikë nga ana e zonjës Shekerinska, prandaj në çdo mënyrë tenton të më diskreditojë në opinionin publik”, theksoi Dragan Kovaçki – anëtar i Komitetit Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së dhe oficer në ARM.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Vasko Gjurçinovski, u shpreh i revoltuar lidhur me kërcënimet ndaj tij.

 “Unë si shef, me asnjë kusht nuk do të lejoj që Armata të jetë pjesë e ndonjë përplasjeje dhe ngjarjeje partiake. Unë jam krenar që e drejtoj Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila ka rejting më të lartë në shoqëri dhe sigurisht se do të vazhdoj t’i zbatoj detyrat dhe obligimet, si borxh patriotik dhe si obligim ndaj qytetarëve dhe vendit. Unë absolutisht nuk do të toleroj sjellje të tilla të askujt dhe sjellje të justifikuara dhe të mbështetur prej askujt. Shfrytëzoj këtë mundësi për të bërë thirrje që të gjithë ata që mendojnë ndryshe ose justifikojnë apo mbështesin personin në fjalë të bëjnë një analizë të tërësishme lidhur me këtë”, theksoi Vasko Gjurçinovski – Shef i shtabit të përgjithshëm.

Gjenerali Gjurçinovski i dërgoi mesazh Kovaçkit se duhet të jetë i lumtur që nuk e ka humbur vendin e punës dhe i rekomandon ta gjejë veten në sistemin ku funksionojnë parimet e qarta dhe konkrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *