Shkëndija nga Tetova me mund të madh ka shënuar fitore me rezultat 1:0 kundër Pelisterit nga Manastiri.
Kuqezinjtë arritën tre pikë me domethënie të madhe dhe kryesojnë renditjen me 50 pikë, ndërsa Pelisteri mban vendin e shtatë me 28 sosh.
Autor i golit të fitores është futbollisti Valmir Nafiu në minutën e 88-të. Shkëndija ka 7 pikë më shumë se Shkupi, që mban vendin e dytë.
Liga e Maqedonisë së Veriut ,
Boreci-Bellasica 1:0
Makedonija GP-Sileksi 0:3
Shkëndija-Pelisteri 1:0
Shkpi-Vardari 2:0
Struga TL-Renova 0:0
Rabotniçki-A. Pabdev 0:2