Inxhinieri i respiratorëve: Përse stresi është shumë i dëmshëm tek pacientët me Covid

Nga Ermand Mertenika / Inxhinieri Biomjeksor (Inxhinieri i Respiratoreve)

Covid-19 një element viral që dhe pas nje viti bashkëjetesë me ne, vazhdon te jetë shumë problematik.

Sic ke kemi përmendur me parë Violenca ose Potenciali Covid ka rënë deri diku si rezultat I infektimit në masë.

Fatmirësisht Infektimet në masë po shkaktojnë konceptin e Imunitetit të Tufës (pra kemi Infektime në masë, rikuperime, rehabilitime dhe sherime në masë sigurisht.

Sfidat më të mëdha të pacienteve të infektuar me Covid-19 konsiderohet Stresi Psiko-Neurotik I cili sipas mendimit tim është patologjia ose semundja adicionale më e madhe se të tjerat.

Një pacient i Infektuar me Covid-19 përballet me një Stres të komplikuar ku në të perfshihen (Frika ndaj aparaturave , frika ndaj rëniës së oksigjenit në gjak dhe përdorimit të Oksimetrit Dixhital , Frika ndaj përkeqësimit të gjëndjes, Frika ndaj medikamenteve, Frika për tu shkuar ne qendrat Spitalore, frika ndaj Respiratoreve dhe Frika ndaj termit Inbubim.

Të gjithë këto aspekte shkaktojne trauma mentale tek këta pacientë të infektuar me covid duke i çuar ata të veprojnë në mënyra ekstreme si rezultat i humbjes së durimit, kuptohet qëniet njerëzore janë të ndryshëm sepse kodi gjenetik AND-ja e tyre është e ndryshme. Dikush e përballon me lehte situatën, dikush e përballon me trauma psikologjike duke ndërmarre dhe akte ekstreme.

Stresi, kjo sëmundje patologjike më e madhe adicionale shkakton gjenerimin e hormonit të Kortizolit në gjak, Hormoni i Kortizolit është hormoni më i dëmshëm në organizem i cili stimulon dhe përkeqëson gjithnjë e më tepër gjëndjen pacienteve jo vetem me Covid por dhe pacientëve të tjerë të cilët vuajnë nga patologji apo sëmundje të tjera.

Hormoni i Kortizolit është burimi më i madh i cili ndikon në përkeqësimin e sëmundjeve të pacienteve gjithashtu dhe në shfaqen e sëmundjeve të rënda.

Stresi shfaqet tek personat të cilët anojnë së menduari gjithnje e më tepër negativisht dhe sipas shkences së dhe meta-fizikës energjia negative e akumuluar do përkeqësoje gjëndjen e pacientieve.

Tek pacientet të cilët mendojne pozitivisht, akumulohet energji positive dhe në këtë rast organizmi I tyre prodhon hormonin Serotonine (Pra ky hormon I cili kalon në gjakun e personave dhe pacienteve) I bën të ndjehen mirë si rezultat I vete-optimizimit dhe mendimit pozitiv.

Gjithashtu në Bio-Inxhinieri dhe në Gjenetike ekziston një lidhje e ngushtë e sistemin imunitar (Qelizave Limfatike, Antitrupave, Imunogloblinave, Antikorpeve dhe ketyre hormoneve).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *