Edhe Gjermania pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Gjermania e ka pezulluar përdorimin e vaksinës Oksford-AstraZeneca pas këshillës nga rregullatori i saj kombëtar për të hetuar raportet e mpiksjes së gjakut.

Përveç Gjermanisë edhe disa vende të tjera evropiane e ndoqën po këtë shembull si një masë paraprake, transmeton Telegrafi.

Në mesin e këtyre vendeve është Irlanda, Holanda, Danimarka, Norvegjia, Bullgaria dhe Islanda.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila deklaroi të hënën se paneli i saj këshillues po shqyrtonte raportet në lidhje me vaksinën Oksford-AstraZeneca, por sipas organizatës nuk kishte prova se ndonjë incident shëndetësor ishte shkaktuar nga vaksina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *