U vaksinua me “AstraZeneca”, vdes një tjetër person në Norvegji – Çfarë thonë autoritetet

Një tjetër person ka humbur jetën në Norvegji pasi mori vaksinën e AstraZeneca, megjithëse nuk është konfirmuar apo mohuar se vdekja ka lidhje me injeksionin.nullREPORT AD

‘Të Shtunën, Instituti Kombëtar Norvegjez i Shëndetit Publik dhe Agjencia Norvegjeze e Barnave konfirmuan se tre persona të vaksinuar me vaksinën AstraZeneca ishin shtruar në spital me raste të rënda të mpiksjes së gjakut, gjakderdhje dhe numër të ulët të trombociteve’, shkruan The Guardian.

Të gjithë ishin nën 50 vjeç dhe kishim marrë një dozë të parë të vaksinës AstraZeneca. 

Një nga tre personat, e përshkruar si një grua “me shëndet të mirë”, vdiq të Dielën pas një hemorragjie në tru, thanë autoritetet shëndetësore.

“Ne as nuk mund të konfirmojmë dhe as të përjashtojmë që ajo ka të bëjë me vaksinën,” u tha gazetarëve një zyrtar nga Agjencia Norvegjeze e Barnave, Steinar Madsen.

Një tjetër punëtore shëndetësore rreth 30 vjeç, vdiq të premten, rreth 10 ditë pasi kishte marrë të njëjtën vaksinë. Vdekje të tjera janë raportuar gjithashtu në Evropë, veçanërisht në Austri dhe Danimarkë.

Pak më herët, shtete si Gjermania, Franca dhe Italia njoftuan pezullimin e përdorimit të kësaj vaksine.

Shqipëria, e cila mori 38 400 doza dy ditë më parë vijon përdorimin e kësaj vaksine. /Gazeta SHQIP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *