Në Zvicër ka interesim më të madh për tu regjistruar

Interesim më i madh i mërgimtarëve për t’u vetëregjistruar, është vërejtur në Zvicër, ndërkaq, interesimi më i ulët është në Kanada. Kështu bëri me dije ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili tregoi se numri i të regjistruarve ka kaluar mbi 60 000. Ndërsa sot siç shtoi përfundon regjistrimi i diplomatëve dhe familjarëve të tyre në diasporë.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Mesatarja tregon se në vend të parë është Zvicra me 16 000 qytetarë të vetëregjistruar, që sipas numrave të vlerësuar deri tani paraqet 1 të katërtën e qytetarëve tanë atje. Vijojnë Gjermania me rreth 10 000, Italia me 6 000 e kështu me radhë. Më të ulëta janë rezultatet në Kanada dhe Australi”.

Ministri Osmani nuk beson se regjistrimi mund të rrezikoj shëndetin e qytetarëve. Ai tha se Enti Shtetëror i Statistikave do të punoj në pajtim me protokollet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe se vendi ka përvojë në funksionim institucional në kohë pandemie, duke përmendur zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik.null

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Besoj se ESHS në asnjë moment nuk do të ndërmarrë aktivitet me çka do të rrezikohej shëndeti edhe i regjistruesëve edhe i qytetarëve. ESHS do të udhëhiqet në pajtim me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive. Në anën tjetër ne kishim zgjedhje edhe në situatë kur kishte numra të shtuar të të infektuarëve dhe tashmë kemi përvojë, se si institucionet duhet të organizojnë dhe të veprojnë në raste pandemie”.

Mbeten edhe 35 ditë për mërgimtarët që të mund të vetëregjistrohen. Por, regjistrimi mund të bëhet edhe në periudhën nga nga 1 deri 21 prill kur dhe realizohet të realizohet regjistrimi në vend. Qytetarët të cilët janë këtu të mund t’i regjistrojnë edhe mërgimtarët nëse e kanë numrin e tyre amë.

Për interesimin e ulët të vetëregjistrimit të qytetarëve, Osmani tha se ka shumë arsye, ndër to tha se janë distanca dhe shkalla e informimit. Prandaj bëri thirrje që sa më shumë mërgimtarët të kyçen në këtë proces. Përndryshe sot është dita e 15 e regjistrimit të fazës së parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *