Historia e një vrasësi që ekzekutonte turistët do të bëhet serial

Historia e një diplomati holandez, i cili ndihmoi për të vënë para drejtësisë vrasësin serial më famëkeq të Azisë, do të tregohet në një serial të ri të krijuar nga bashkëpunimi BBC-“Netflix”.
Charles Sobhraj, i cili njihet me pseudonimin “Gjarpri”, drogonte dhe vriste turistët perëndimorë që kalonin në “Shtegun e hipive”, në vitet ’70-të.
“Sobhraj” arriti t’u shmangej autoriteteve aziatike, deri në ndërhyrjen e Herman Knippenbergut, i cili e bëri atë të përfundonte pas hekurave.

Sobhraj kishte një pasaportë të vjedhur franceze dhe shtirej si tregtar xhevahirësh, ndërkohë që pasi krijonte miqësi me turistët, i drogonte, i grabiste dhe i vriste në mënyra makabre.
Më pas ai përdorte pasaportat e vjedhura të turistëve për të lëvizur i lirë nëpër shtete të Kontinentit Aziatik.

Aktualisht, Sobhraj vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Nepal, për vrasjen e dy turistëve në vitin 1975. Shumë prej vrasjeve të tjera të tij mbeten ende të pazgjidhura dhe për diplomatin, çështja e “Gjarprit” nuk mund të konsiderohet e mbyllur.
Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave të këtij vrasësi serial, por në disa intervista ai ka pranuar se kishte vrarë 12 turistë, por më pas i kishte tërhequr këto deklarata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *