Milaim Zeka: “Mund të konfirmoj se personi që do të thirret në Hagë vjen nga rradhët e BDI-së”

Gazetari i njohur nga Kosova, njëherit ish deputet nga NISMA,  Milaim Zeka në një prononcim për gazetën Lajm, ka folur rreth pretendimeve se së shpejti Gjykata Speciale do të arrestojë një personalitet në Maqedoni, njofton News33.

Zeka në këtë prononcim nuk ka pranuar që të tregoj emrin të cilin pretendonte se e dinte por tha se nuk guxon të zbulohet.

Por një detaj të cilin Zeka e tregoi është fakti se kjo figurë që pritet të arrestohet do të jetë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Gjyqtari ka afat kohorë prej një deri në gjashtë muaj ose ta refuzojë ose ta konfirmojë pretendimin e Prokurorisë. Në mesin e 26 personave që pritet të arrestohen, është edhe një personalitet politik nga Maqedonia, I cili mund ta konfirmojë se vjen nga partia BDI”, tha Zeka.

Zeka nuk ka precizuar nëse flitet për arrestimin e Ali Ahmetit ose flitet për ndonjë person tjetër brenda këtij subjekti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *