Shkëndija vazhdon të mbetet klubi më i mirë shqiptar në rang-listën e UEFA-së

Klubi më i suksesshëm shqiptar në rang listën e UEFA-së vazhdon të mbetet Shkëndija e Tetovës. 

‘Kuqezinjtë’ renditen në pozitën e 133 me 9000 pikë të grumbulluara, teksa më pas vijnë Kukësi e Partizani të cilat renditen në pozitat gjegjësisht 194 dhe 263. 

Nga Kosova klubi më mirë i ranguar është Drita e Gjilanit e cila mban pozitën e 296, ndërsa më pas vijnë Prishtina e renditet e 386-ta. 

Ajo që bie në sy është fakti që Shkëndija e vetme i kalon të gjitha skuadrat tjera shqiptare sa i përket grumbullimit të pikëve në këtë renditje. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *