Tuttosport: Ja planet e Juves për të ardhmen

Tuttosport fokusohet sot në planet e merkatos së Juventusit. Bardhezinjtë kërkojnë jo vetëm të rinovojnë, por edhe të italianizojnë ekipin.

Ka italianë që Juventus ndjek por që për momentin duken të paarritshëm. Një ndër ta është Verratti, titullar fiks tek PSG dhe një ndër të paprekshmit e sheikut.

Nga ana tjetër komplekse duket edhe situate e Donnarumma sepse varet shumë nga e ardhmja e Szczesny. Polaku u ble 15 milionë euro nga Roma në 2017 dhe tani vlen të paktën 3fish.

Nëse oferta vjen, mund te largohej dhe ato parat ë investoheshin pikërisht tek Donnarumma, i cili vazhdon të ketë probleme me rinovimin e kontratës tek Milan.

Një nga afrimet e sigurta duket se është Manuel Locatelli. Juve nuk i ka ndërprerë asnjëherë kontaktet me Sassuolon dhe duket e gatshme të investojë 40 milionë euro për të.

Një tjetër përforcim italian do të jetë Emerson Palmieri. Chelsea kërkon 25 milionë euro për mbrojtësin e kombëtares së Mancinit. Juventus mund ti investojë ato para nëse Alex Sandro do të shitej në merkaton e ardhshme.

Braziliani duket në rënie sezon pas sezoni. Paratici ndjek edhe shumë lojtarë të rinj që mund të ishin një opsion për të ardhmen.

Një ndër ta është Lovato i Veronës i cili mund të jetë e ardhmja e mbrojtjes bardhezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *