Prokuroria në rastin “Thesari” propozoi konfiskim të pronës

Të akuzuarit në rastin “Thesari” veprat penale I kanë kryer nga karakteri fitimprurës, deklaroi në fjalët përmbyllëse në këtë proces prokurori Artan Ajro, I cili kërkoi nga Gjykata ta zbatojë masën konfiskim të pronës dhe dobisë pronësore.

“Si dobi pronësore e fituar përmes veprës penale për personin juridik Finzi SHPKNJP nga Shkupi, shlyer nga Regjistri qendror më 18.02.2011, ndërkaq konfiskimi të bëhet në mjete monetare nga llogaria në denarë në Bankën e Ohrit në vlerë prej 838 106 denarëve dhe lloгaria bankare devizore 145 619 euro, si dhe konfiskim I Audi A4 I vlerësuar 1 026 285 denarë, kërkoi prokurori Artan Ajro.

Krahas kësaj kërkese, prokurori nga Gjykata kërkoi i akuzuari Sasho Mijallkov ta detyrojë të kompensojë shumën prej 11 milionë denarëve, Goran Grujovski 11 milionë denarë, Nebojsha Stankoviq 6 milionë denarë dhe I akuzuari Toni Jakimovski 7 milionë denarë.

“Propozoj Gjykata të akuzuarit t’I shpallë fajtorë dhe t’I dënojë në pajtim me ligjin për vepra pеnale për të cilat ngarkohen, ndërsa gjatë matjes së llojit dhe lartësisë së dënimit t’I ketë parasysh të gjitha rrethanat e parapara ligjore lehtësuese dhe vështirësuese, si dhe t’I detyrojë të akuzuarit t’I kompensojnë shpenzimet e procedurës”, deklaroi Ajro.

Ai në fjalën e tij përmbyllëse për rastin “Thesari” theksoi se vepra penale “keqpërdorim I pozitës dhe autorizimit zyrtаr”, si term pozita zyrtare krijon raport të ndërmjetësimit ndaj shtetit, përkatësisht shërbimit si pjesë e funksioneve shtetërore me qëllim të realizimit të parimit të së drejtës paraqitet nevoja e kufizimit të bartësve të funksioneve të pushtetit, ndërsa si objekt I mbrojtjes paraqitet ligjshmëria e përmbushjes së ndërgjegjshme dhe të drejtë të autorizimeve zyrtare publike dhe të tjera.

Avokatja e shtetit, Linda Ziberi, në fund tha se mbetet në kërkesën e dëmtimit prej 48 480 942 denarë, për çka është dëmtuar Buxheti I shtetit me keqpërdorim të detyrës zyrtare.

I akuzuari i parë në “Thesari” është ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe ish-shefi i Kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish-ndihmësi i ministrit në Ministrinë e Brendshme, Nebojsha Stajkoviq, dhe ish-shefi i Drejtorisë së Pestë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Goran Grujevski.

Që të tre akuzohen për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, Toni Јakimovski për ndihmesë.

Rastin e udhëheq gjykatësja Xheneta Begtoviq, është PTHP, ndërsa përfaqësues i aktpadisë është Prokuroria Publike për krimin e organizuar, e cila e ka marrë çështjen nga ish-Prokuroria Speciale Publike.

Seanca e ardhshme për fjalët përmbyllëse të mbrojtjes është цaktuar për më 5 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *